Kryediplomati austriak kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

08 prill 2022 | 10:55

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se Rusia nuk është duke i hedhur sytë vetëm nga Ukraina.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga BE-ja hapjen e shpejt të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një konferencë donatorësh të organizuar në Berlin për ta ndihmuar Moldavinë, një vend i vogël me vetëm 2.6 milionë banorë, por që ka pritur deri tani 370 mijë refugjatë, kryediplomati austriak është deklaruar edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Rusia nuk është duke i hedhur sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Kaukazi jugor, Ballkani Perëndimor dhe Republika e Moldavisë, shkruan agjencia “Reuters”.

Më tutje, Schallenberg ka kërkuar nga BE-ja që t’i hapë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë pres që kjo të bëhet ende nën presidencën franceze”, ka thënë Schallenberg. Presidenca franceze merr fund në qershor të këtij viti.

Po ashtu, ministri i Jashtëm austriak, Schallenberg ka kërkuar që të liberalizohen vizat sa më shpejt me Kosovën.

“Kosova dhe Bosnje e Hercegovina duhet të marrin po ashtu një perspektivë anëtarësimi. Bëhet fjalë nëse këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten në rrugën evropiane të demokracisë e lirisë apo jo”, ka thënë Schallenberg, duke kujtuar influencën e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera në rajon.

“BE nuk duhet të harrojë, se procese të mëparshme anëtarësimi kanë çuar në forcimin e zhvillimeve demokratike tek vendet e sotme anëtare. Pa anëtarësimin në BE, vendet evropianolindore sot ndoshta do të ishin në një gjendje edhe më të vështirë”, ka thënë Schallenberg. /DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin N. Ademi Çfarë duhet të besojë dhe mirëkuptojë një…