Kryediplomati gjerman i bën thirrje Britanisë të gjejë zgjidhje për Brexitin

21 janar 2019 | 11:02

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i ka bërë thirrje Britanisë që të veprojë në mënyrë serioze dhe të gjejë zgjidhje për Brexitin.

Maasi ka theksuar përgjegjësinë që ka Britania në këtë proces.

Duke iu referuar një interviste për gazetën gjermane “Bild”, ai në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar: “Theresa May (kryeministrja britanike) dhe Parlamenti britanik kanë përgjegjësi të madhe për të ardhmen tonë në Evropë”.

Në këtë intervistë, Maasi ka thënë se BE-ja do të shqyrtojë me kujdes idetë që ka Britania në këtë proces.

Ditë më parë, ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres May për largimin e Britanisë nga BE-ja.

May megjithatë i ka mbijetuar një vote mosbesimi në Britani, çka i ka mundësuar asaj të punojë drejt planit të ri për Brexit.

Britania është planifikuar të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e brendshme kanë aktivizuar tërë strukturën e Partisë Demokratike…