Kryediplomati gjerman reagon për aksidentin tragjik në Kroaci

27 korrik 2021 | 14:03

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë që mori jetën e 10 personave të dielën.

Maasi ka thënë se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

“Së bashku me miqtë tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe një gjë të sigurt të trishtë se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman”, ka shkruar Maasi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Të dielën në Kroaci kanë humbur jetën tragjikisht nëntë bashkatdhetarë dhe njeri nga shoferët e autobusit me të cilin kanë qenë duke ardhur në Kosovë mbi 60 bashkatdhetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Arben Fetahu Debutuan. Sollën medalje. Emocione. Adrenalinë. Krenari. Basketbollistet…