Kryediplomati shqiptar sot viziton Kosovën, do të takohet me Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën
31 maj 2026
| 07:40
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës, ai fillimisht do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ora 10:00.
Më pas, kryediplomati shqiptar pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, si dhe me ministrin në detyrë të punëve të jashtme Glauk Konjufca.



