ShBA bombardon sërish anije në Paqësorin lindor

31 maj 2026 | 07:38

Ushtria amerikane ka bërë të ditur të shtunën se ka kryer një sulm ndaj një anijeje në Paqësorin lindor, ku si pasojë janë vrarë tre persona.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh, shkruan Reuters.

Komanda Jugore e SHBA-së deklaroi në një postim në X se inteligjenca kishte konfirmuar se anija po lëvizte në rrugë të përdorura për trafikun e drogës në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të tilla.

“Në këtë aksion u vranë tre persona të dyshuar si trafikantë droge. Asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk është lënduar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në cilësinë e institucionit…