
Kryediplomati turk sot viziton Serbinë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojë Serbinë.
Siç raporton TRT Global, ai do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, derisa pritet të takohet edhe me homologun e tij Marko Gjuriq.
Në këto takime do të diskutohet për bashkëpunimin shumëdimensional midis Turqisë dhe Serbisë.-Advertisement-
Kryediplomati do të theksojë gjithashtu angazhimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë në atë kontekst, transmeton Klankosova.
Sipas TRT Global,Hakan Fidan, pritet ta theksojë nevojën për një qasje të ekuilibruar dhe të qetë ndaj situatës në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar njëkohësisht vlerën e ruajtjes së një dialogu të hapur.
Gjithashtu do ta theksojë rëndësinë e unitetit rajonal në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe nevojën për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në të gjithë rajonin.