Clintoni për Bidenin: Miku im ka qenë gjithmonë luftëtar

19 maj 2025 | 08:39

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës, i cili është përhapur në eshtra.

Pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Ai deklaroi se miku i tij Joe Biden ka qenë gjithmonë luftëtar.

“Miku im Joe Biden ka qenë gjithmonë një luftëtar. Unë dhe Hillary po e mbështesim dhe po e mbajmë atë, Jill-in dhe të gjithë familjen në mendimet tona”, deklaroi Clinton.

Në ShBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri te burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “mysafir” jo i zakonshëm është hasur brenda oborrit të…