Senatori republikan: Trumpi dëmtoi kandidatët e partisë në zgjedhje

04 nëntor 2026 | 12:27

Senatori republikan, Ron Johnson, ka pranuar se Donald Trumpi mund t’i ketë dëmtuar shanset e kandidatëve republikanë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Në një intervistë për “BBC Radio 4”, Johnson e ka cilësuar rezultatin e partisë së tij si humbje që ka lënë shije të keqe, duke theksuar se lufta në Iran dhe rritja e çmimeve të karburanteve kanë ndikuar te votuesit.

Ai ka kujtuar se zgjedhjet e mesmandatit zakonisht shërbejnë si referendum për administratën në pushtet.

Megjithëse ka mbrojtur disa nga politikat e Trumpit, veçanërisht ato për kontrollin e kufirit dhe inflacionin, Johnson ka shtuar se presidenti u kishte kërkuar votuesve të silleshin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit, ndërsa duket se ata e kanë marrë këtë mesazh fjalë për fjalë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK),…