Kryediplomatja e Gjermanisë: Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë një çmim të lartë për Rusinë

17 janar 2022 | 15:48

Ministrja e Jashtme gjermane, Alena Berbock, këtë të hënë është takuar me homologun e saj ukrainas, Dmitry Kuleba, ku ka deklaruar se tensionet në rritje me Rusinë për Ukrainën mund të zgjidhen përmes diplomacisë.

Ajo ka deklaruar se agresionet e Rusisë ndaj Ukrainës do të kenë një çmim të lartë.

“Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë një çmim të lartë për Rusinë ekonomikisht, strategjikisht dhe politikisht. Diplomacia është e vetmja rrugë”, ka thënë Burbok.

Bisedimet për vendosjen e dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës midis Shteteve të Bashkuara, aleatëve evropianë dhe Rusisë arritën në një ngërç javën e kaluar.

Ndërkohë  kujtojmë se një sulm kibernetik që synon Ukrainën ka shkaktuar tensione të mëtejshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së…