Kryediplomatja e Kosovës e sheh të rëndësishëm rolin aktiv të Britanisë në procesin e dialogut me Serbinë

06 gusht 2020 | 10:35

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.

Me këtë rast, Haradinaj-Stublla ka theksuar rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufinjve ekzistues.

“E falënderova znj. Morton për mbështetjen e pazëvëndësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për shpreha vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve tona edhe pas procesit të BREXIT”.

“Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufinjve ekzistues”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Paul i shënoi 21 pikë për t’i ndihmuar Oklahoma…