Lakersat thyejnë rekorde negative me humbjen kundër Thunder

06 gusht 2020 | 10:05

Chris Paul i shënoi 21 pikë për t’i ndihmuar Oklahoma City Thunder të marrë fitore mbresëlënëse me rezultat 105:86 kundër Los Angeles Lakers të mërkurën, sipas orës lokale në SHBA.

Ylli i Oklahoma City Thunder dhe veterani i NBA, Paul, kontribuoi edhe me shtatë kërcime dhe gjashtë asiste për ta vazhduar formën e mirë që ka shfaqur që kur ka rinisur sezoni në kompleksin Disney World në Orlando, ku janë izoluar të gjithë lojtarët dhe stafi i klubeve së bashku.

Kjo ishte ndeshja më e dobët e Lakers në repartin e sulmit, pasi thyen rekord për më së paku pikë të shënuara dhe përqindjen më të dobët në saktësi për trepikësha gjatë këtij sezoni. Lojtarët e Lakers i shënuan vetëm 5 nga 37 tentimet për trepikësh, që i bie të kenë qenë vetëm 13.5 për qind të saktë, rekordi ky më i dobët që nga fillimi i sezonit 2017/18.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Twitteri bllokoi përkohësisht llogarinë e presidentit Trumpit shkaku i lajmeve…