Kryediplomatja e Kosovës futet në vetizolim

01 dhjetor 2020 | 12:41

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasur me një nga zyrtarët e ministrisë që ajo drejton i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kryediplomatja e Kosovës ka bërë me dije se ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje Covid-19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Silvio Berlusconi po vazhdon të ketë probleme me shëndetin. Ish-kryeministri…