Silvio Berlusconit i përkeqësohet shëndeti

01 dhjetor 2020 | 12:34

Silvio Berlusconi po vazhdon të ketë probleme me shëndetin.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin.

Mediet italiane raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës…