Kryediplomatja e Kosovës uron popullin e Maqedonisë për Ditën Kombëtare

08 shtator 2020 | 10:16

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Kombëtare.

Haradinaj-Stublla, ka theksuar se do të përkushtohet edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve përkatëse.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Maqedonia e Veriut më 9 tetor 2008. Kurse themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve është bërë vetëm një javë më pas, më 18 tetor 2020”, ka thënë ajo.

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ka thënë se…