Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

01 qershor 2020 | 11:54

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, ka thënë Pashiniani gjatë një adresimi të drejtpërdrejtë në Facebook.

Pashiniani, 45 vjeç, jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali i tij shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Pashiniani ka thënë se nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Ai ka thënë se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9 400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Recoba padyshim se ka qenë një prej futbollistëve më…