Kryeministri dhe ambasadori francez bisedojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë

15 dhjetor 2023 | 15:16

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në këtë takim, ata kanë trajtuar temat e zhvillimet aktuale, përfshirë procesin e konvertimit të targave ilegale serbe në RKS.

“Pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në DASh, Collen Hyland, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendi”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, ata kanë biseduar edhe për nismat dhe bashkëpunimet e mundshme në fushën e arsimit dhe teknologjisë së informacionit, njëherit për planet e Qeverisë në sektorin e energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të në Superligën…