Të dielën derbi Ballkani – Prishtina

15 dhjetor 2023 | 15:09

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll. Tri ndeshje do të zhvillohen nesër (e shtunë) e dy të tjera do të jenë në program të dielën.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku kampionia në fuqi e elitës, Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës. Suharekasit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Llapi 5-3 dhe eliminimit nga Liga e Konferencës dhe do të kërkojnë këndelljen ndaj kryeqytetasve.

Ndërsa Prishtina është në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë. Të dielën gjithashtu luhet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Llapit. Prizrenasit gjenden në vendin e fundit dhe në krizë të rezultateve, ndërsa llapjanët do të tentojnë të mbajnë formën e mirë dhe të ndjekin Ballkanin në luftë për titull. Të shtunën zhvillohen ndeshjet: Fushë Kosova-Feronikeli 74, Dukagjini-Gjilani dhe Drita-Malisheva. Të gjitha këto takime nisin nga ora 13:00

SUPERLIGA

Të shtunën takohen:
Fushë Kosova – Feronikeli 74
Dukagjini – Gjilani
Drita – Malisheva

Të dielën takohen:
Ballkani – Prishtina
Liria – Llapi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"FREE SHOP PISHA" SH.P.K, shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit…