Kryeministri Haradinaj përkujton dëshmorin Rahim Beqiri

02 gusht 14:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit i njohur si komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe të lapidari i tij në fshatin Kopërnicë të Komunës së Dardanës.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në nderim të jetës dhe veprës së komandant “Roki“, kanë marr pjesë në ecjen tradicionale “Rahim Beqiri – komandant Roki”, që përshkon rrugën nga Kulla e Kadri Zekës në Poliqkë-Kikë e deri në Gmicë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Rahim Beqirit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…