Kryeministri Haradinaj: Ushtria kalon më 14 dhjetor

06 dhjetor 2018 | 11:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu referuar deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens, Jens Stoltenberg, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është proces i brendshëm dhe i pandashëm.

Ai gjatë seancës se sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se transformimi i FSK-së është në përputhje në plotë me Kushtetutën dhe do të ndodh më 14 dhjetor.

“Krijimi i ushtrisë është proces i brendshëm dhe është në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do t’i sjell në rrezik raportet me NATO-n.

“Për ushtrimin kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara”.

“Kosova asnjëherë nuk do t’i sjell në rrezik raportet me NATO-n”, është shprehur Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se Serbia është duke punuar me të gjitha mjetet për ta luftuar Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Beogradi është duke bërë përpjekje që ta paraqes Kosovën si shtet të dështuar. Po ashtu, ai ka thënë se Serbia është duke tentuar të krijoj probleme në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që ta ndihmojnë institucionet shtetërore për t’i dalë ballë Serbisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Haradinaj ka thënë se Serbia i ka në listën e pagesave mercenaret të cilët luftojnë përballë Rusisë në Ukrainë dhe Siri.

Krejt në fund, Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 për qind nuk do të hiqet deri në marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur filmin për kapitenin…