Kryeministri Haradinaj, vizitë zyrtare në Vlorë

07 gusht 2018 | 17:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj vizite Haradinaj do të takohet me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Agjenda e Haradinajt gjatë qëndrimit në Vlorë:

Ora 11:00 – 11:30- Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun dr. Dritan Leli;

Ora 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

Ora 11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

Ora 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

Ora 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pritet ta paditin Interin në UEFA për shkak…