Kryeministri Hoti pret që Gjermania t’i heq vizat për Kosovën

01 korrik 2020 | 10:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Gjermaninën për marrjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që do ta kryesojë për gjashtë muaj.

Hoti pret që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për Kosovën.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës! I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur keqardhjen për shpalljen…