Kryeministri Hoti shtroi “Darkën e Lamës”

22 tetor 2020 | 21:43

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shtruar sonte “Darkën e Lamës”, ku të pranishëm ishin krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Marrë parasysh rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, dhe në harmoni me respektimin e masave të përcaktuara nga organet kompetente shëndetësore, numri i të ftuarve dhe i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar.

Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit.

Në vitin 2002, ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj kryetarit të…