Kryeministri Hoti sot punon jashtë zyrës

12 tetor 2020 | 08:54

Zyra e kryeministrit e ka publikuar agjendën e kryeministrit Avdullah Hoti për ditën e sotme. Në njoftimin e qeverisë bëhet me dije se sot Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë.

Takimi në Komunën e Vitisë do të mbahet në orën 10:30.

Pas kësaj vizite, Hoti bashkë me Abrashin marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”.

Në orën 14:00 Hoti do ta vizitojë Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Agjenda e plotë:

  1. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë.

VENDI: Objekti i Komunës së Vitisë

KOHA: 10:30

 

  1. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”.

VENDI: Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të Komunës së Kllokotit

KOHA: 11:00

 

  1. Kryeministri Avdullah Hoti viziton Institutin e Mjekësisë Ligjore.

VENDI: Instituti i Mjekësisë Ligjore (QKUK)

KOHA: 14:00

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një…