Kryeministri i Australisë i mbijeton mocionit të mosbesimit

21 gusht 2018 | 16:09

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament.

Mocioni i iniciuar nga lideri i partisë opozitare, Partisë Laburiste , Bill Shorten, ka dështuar në Parlament, pasi 76 ligjvënës kanë mbështetur kryeministrin Turnbull, ndërsa 67 të tjerë kanë votuar kundër tij.

Nëse do të kalonte mocioni, Turnbull do të detyrohej të jepte dorëheqje ose të shpallte zgjedhje të parakohshme.

Pak orë para mbajtjes së mocionit të mosbesimit, kryeministri australian Turbull i ka mbijetuar edhe një votimi tjetër.

Ai ka mposhtur në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Partisë Liberale, kundërkandidatin e tij, Peter Dutton, i cili shërben në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Votimi brenda Partisë Liberale vjen pasi sondazhet tregojnë rritjen e pakënaqësisë së opinionit me udhëheqjen e Turnbull.

Duke kërkuar mbështetjen e bashkëpartiakëve të tij për të vazhduar me udhëheqjen e Qeverisë, Turnbull ka thënë se nëse partia e tij nuk e mbështetë, atëherë rrezikojnë që të humbasin zgjedhjet e ardhshme.

“Që të gjithë e dimë se jostabiliteti minon aftësinë e çdo Qeverie që të kryejë punë. Uniteti është thelbësor”, u ka thënë  Trunbull gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Inteligjente e Amerikës (CIA) ka publikuar së fundmi një…