Kryeministri i Britanisë u shkruan letra 30 milionë familjeve

29 mars 2020 | 09:19

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të shkruajë letra për familjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, sipas një deklarate të “Downing Street” të shtunën.

Letrat e kryeministrit do t’u dërgohen 30 milionë familjeve javën e ardhshme në të cilat do të shkruhet: “Ne e dimë se gjërat do të keqësohen para se të përmirësohen, por ne po bëjmë përgatitjet e duhura dhe sa më shumë t’i ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normale. Kjo është arsyeja pse, në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, ju lutemi të qëndroni në shtëpi, ta mbroni Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe të shpëtoni jetë”.

Banorët e Britanisë së Madhe do të marrin një broshurë që përshkruan këshillat e koronavirusit të qeverisë, me shpjegime të qarta të simptomave, rregullave të daljes nga shtëpia dhe rregullave të izolimit të tyre me simptoma. Letrat dhe broshurat pritet të kushtojnë 7.2 milionë dollarë (5.8 milionë euro) për t’i shtypur dhe shpërndarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani janë…