Ahmeti: Mos t’i shtojmë rastet, të rrimë në shtëpi

29 mars 2020 | 09:14

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani janë konfirmuar 91 raste të të infektuarve në Kosovë, 13 prej tyre janë në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një shkrim në “Facebook” lidhur me këto raste, ka thënë se nuk duhet lejuar rritjen e mëtejmë të tyre.

Ai ka theksuar se periudha e ardhshme është e rëndësishme.

“91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë.

E dimë që janë ditë të vështira këto por, ndoshta, periudha e ardhshme është tri herë më e rëndësishme. Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Këtë e kemi në dorë, #bashkë. Veç #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e humorit, shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri,…