Fqinji tri herë në ditë më vjen në banesë

29 mars 2020 | 09:06

Aktorja e humorit, shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri, në një lidhje në “Skype” për emisionin “Rudina”, në “TV Klan”, rrëfen sa këto ditë është izoluar në shtëpi me tre fëmijët dhe vëllanë dhe po mundohet ta kalojë sa më këndshëm.

Aktorja tregon se për shkak të ‘zhurmës’ së krijuar me fëmijët fqinja e saj e ka ‘kërcënuar’ duke i thënë se do ta thërras policinë dhe shkon tri herë në ditë në shtëpinë e saj.

Arjola Demiri: Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Rudina Magjistari: Edhe ti çfarë i thua?

Arjola Demiri: I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi ka thënë se është…