Aktori shqiptar i gatshëm të ofrojë ndihmë vullnetare

29 mars 2020 | 09:01

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi ka thënë se është i gatshëm që si vullnetar të ndihmojë në situatën që ndodhet Shqipëria për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një shkrim të publikuar në “Instagram”, aktori shkruan se nuk ka aftësitë e një mjeku apo të infermieri, por di ta ngasë makinën dhe mund të shërbejë si shofer për shpërndarjen e ndihmave për të moshuarit.

Shkrimi i tij:

“Me këtë foto të patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare! Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen. Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate! Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”, shkruan Genti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer kishin planifikuar të martoheshin…