Dy doktorë martohen në spital

29 mars 2020 | 08:57

Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer kishin planifikuar të martoheshin më 20 mars. Ata kishin menduar një ceremoni modeste dhe të thjeshtë prej 75 të ftuarish dhe pas celebrimit të shkonin diku të festonin. Por, këto plane ua prishi kriza e koronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën. Ata u detyruan ta anulojnë dasmën e tyre, por stafi i spitalit ku ata punojnë u ka bërë surprizën më të bukur. Të gjithë miqtë ishin të pajisur me maska dhe dorëza dhe normalisht po zbatonin distancimin shoqëror për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Çifti duket se e ka shijuar shumë këtë moment dhe në fund i kanë thyer rregullat duke u puthur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau njoftoi se është shëruar…