Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga virusi korona

29 mars 2020 | 08:53

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau njoftoi se është shëruar nga sëmundja COVID 19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri. “Jam duke u ndier shumë më mirë”, shkroi Sophie Gregoire Trudeau në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo tha se e ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e kryeministrit kishte njoftuar më 12 mars se ajo është diagnostikuar me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qenë duke qëndruar në izolim prej asaj kohe. Për fat të mirë, ai dhe tre fëmijët e çiftit nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë të sëmundjes, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor për në Kosovë do…