Kryeministri i Kanadasë kërkon falje për fotografinë me “fytyrë të zezë”

19 shtator 2019 | 11:15

Një fotografi e siguruar nga revista amerikane “Time Magazine” ka treguar se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një festë të shkollës në vitin 2001, e kishte lyer fytyrën me ngjyrë të zezë.

Temë e festës ishin “Netët arabe”.

Duke iu adresuar fotografisë, Trudeau ka thënë se i vjen “thellësisht keq”.

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj”.

“Nuk kam menduar se është raciste në atë kohë, por tash e kuptoj se është dhe më vjen keq”, ka thënë Trudeau.

Kryeministri Trudeau po lufton për rizgjedhje më 21 tetor.

Rivali i tij, Andrew Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, ka thënë se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin.

“Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i talljes dhe racizmit”, ka thënë Scheer.

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë e ka kritikuar po ashtu Trudeaun për fotografinë, duke thënë se ajo “i bën jehonë historisë së racizmit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, ka thënë se kryeministri i…