Kryeministri i Sllovenisë nuk i realizon premtimet, jep dorëheqje

28 janar 2020 | 11:32

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, njoftoi dorëheqjen nga pozita, bëjnë të ditur mediat sllovene.

Sharec ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, duke shtuar se ai mund ta bëjë këtë pas zgjedhjeve.

Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pasi largimin e tij nga qeveria të premten e njoftoi ministri i Financave, Andrej Bertoncelj.

Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë…