Kryeministri kanadez: Puna me Trumpin nuk është e lehtë

22 tetor 2018 | 11:22

Të punosh me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk është gjithnjë e lehtë.

Kështu është shprehur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që në jo pak raste është përplasur me udhëheqësin amerikan, por që këtë radhë është shfaqur i kënaqur për rinegociimin e suksesshëm të marrëveshjes për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut.

Duke folur për mediet kanadeze, Trudeau ka pohuar se kishte në fokus gjatë punës së tij mbrojtjen e interesave të kanadezëve, e këtë ka bërë edhe me marrëveshjen tregtare mes SHBA-ve, Kanadasë dhe Meksikës.

I pyetur për marrëdhënien me Trumpin, duke u treguar i kujdesshëm Trudeau ka theksuar se nuk është gjithnjë e lehtë.

“Ai e di këtë, edhe unë po ashtu. Ne nuk jemi në një linjë në shumë çështje dhe ndonjëherë është e vështirë të gjejmë një terren të përbashkët, por ia kemi dalë mbanë”, ka deklaruar Trudeau.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dje ka festuar 38 vjetorin e lindjes, ndërsa…