Kryeministri Kurti i fton serbët të aplikojnë për punë

29 dhjetor 2022 | 08:46

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës “të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës”, pasi ata në mënyrë masive janë tërhequr nga institucionet.

Pritet që heqja e barrikadave në veri të Kosovës t’i ulë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serbia në fillim të javës, me urdhër të presidentit të saj Vuçiq, ngriti në “gjendje të plotë gatishmërie ushtarake ushtrinë dhe policinë”, duke thënë se Kosova e ka bërë të njëjtën gjë.

Autoritetet e Kosovës i mohuan këto deklarime të tij dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cilësoi ato “pjesë të propagandës serbo-ruse që synon destabilizimin e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se paraprakisht janë dhënë garanci…