Kryeministri Kurti shkarkon zëvendësministren e Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha

01 prill 2023 | 11:56

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Ditë më parë kryeministri Kurti ia ka bërë të ditur Mimoza Kusarit se zëvendësministrja Çavdërbasha duhet të shkarkohet nga detyra, por duket që Kusari nuk ka qenë e interesuar të ndodh kjo, pas që Çavdërbasha është pjesë e partisë së Kusarit.

Burimet bëjnë me dije se ky shkarkim ka ardh pas kërkesës së njërëze brenda VV-të të cilët kanë qenë të pakënaqur me angazhimet e saja.

Në dokumentin e siguruar, thuhet se vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.

Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.

Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, pas…