Kryeministri Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić

25 mars 2023 | 11:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.

Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.

 Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të…