Kryeministri Kurti udhëton për në Londër

23 shkurt 2024 | 21:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti për në Mbretërinë e Bashkuar ka udhëtuar së bashku me ministrin e Financave, Hkuran Murati, derisa pritet të marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024.

“Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije mallrash u përplas në një urë në qytetin…