Kryeministri malazez të mërkurën vjen në Kosovë

12 shkurt 2018 | 12:33

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Republikën e Kosovës të mërkurën. 

Kështu ka bërë me dije  Zyra e Kryeministrit të Kosovës për medie.

Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, ishte planifikuar të ndodhte javën e kaluar, por ajo ishte anuluar pasi aeroplani i tij nuk mundi të ateronte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës se madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat…