Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën më 6 shkurt
24 janar 2018
| 11:44
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. KK