Kryeministri Rama dekoron Fatos Nanon: Lutem për të, po lufton me jetën

31 gusht 2023 | 10:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dekoruar me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike Fatos Nanon, që prej disa ditësh ndodhet në spital.

Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Rama vlerëson kontributin e ish-kryeministrit Fatos Nano për vendin dhe shoqërinë “gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.

Postimi i plotë i tij:

LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot bashkë me lutjet tona edhe mirënjohjen tonë të madhe, për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes "Trepça", Bahri Hyseni, i është…