Kryeministri Rama i ftuar në Xing me Ermalin, video epike po çmend rrjetin

01 janar 2019 | 15:31

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin”. 

Ka qenë vetë moderatori Ermal Mamaqi që e ka bërë të ditur këtë me një video epike që po çmend rrjetin edhe pse ka vetëm pak që është publikuar.

Në video Ermali shihet t’i kërkojë kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama i kërkonte studentëve dialog.

Moderatori madje i shkon kryeministrit në shtëpi dhe për herë të parë Ramën e shohim në shtratin e tij, në dush, duke ngrënë, duke pikturuar derisa më në fund pranon kërkesën e Ermalit për të folur.

Të shtunën 5 Janar. Do Flasim…?Ora 21.00 Xing me Ermalin@ediramaal

Publiée par Ermal Mamaqi sur Mardi 1 janvier 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në…