Kryeministri Rama takohet me presidenten Osmani
16 shkurt 2026
| 11:59
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës, Rama do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Më pas, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në kuadër të axhendës së tij, kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala.
Gjithashtu, ai do të mbajë një leksion të hapur me studentët e Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe me nxënësit e gjimnazit Gjimnazi Sami Frashëri, raporton Ekonomia Online.









