Kryeministri takohet me ushtarakë amerikanë, flasin për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së

15 korrik 2019 | 15:16

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në takim një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.

“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.  Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sittingImage may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 10 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur, por…