Casillasi tërhiqet nga futbolli

15 korrik 2019 | 15:12

Iker Casillas është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur, por jo nga futbolli.

Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, para dy muajsh pësoi një atak të zemër, i cili i rrezikoi seriozisht jetën dhe e detyroi atë të heqë dorë nga futbolli i luajtur.

Spanjolli do të vazhdon të jetë pjesë e Portos, jo si lojtar por si pjesë e stafit.

“Do të bëj diçka ndryshe nga ajo që kam bërë në fushë. Do të përpiqem të jem lidhja mes ekipit dhe klubit. Misteri më tha se donte që të qëndroja me ekipin, pranë lojtarëve, pranë futbollistëve më të rinj, sepse do të ketë shumë ndryshime. Do të përpiqem të bëjë më të mirën për shokët e mi”, ka thënë Casillas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë duke u…