Kryeministrit i duhet të merret me organizimin në Lidhjen e Prizrenit

10 qershor 2018 | 13:41

Një seancë dhe një akademi solemne janë mbajtur të dielën në hapësirën e Lidhjes së Prizrenit me rastin e shënimit të 140-vjetorin të kësaj lidhje.

Mos organizimi i duhur i kësaj ngjarje ka bërë që të ketë edhe momente jo të këndshme.

Aty fillimisht nuk ia dha fjala presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën presidentit shqiptar.

Pas Metës në foltore si e pa ftuar doli një grua e cila nisi të fliste. Së pari ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka tentuar të flas me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj, ku me pas kryeministri Haradinaj bashkë me sigurimin larguan atë nga foltorja.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend.

E pas fjalimit të tij, ishte një i moshuar që ishte ofruar tek mysafirët e rendit të parë, ku sërish ka reaguar Haradinaj dhe i moshuari është larguar nga sigurimi. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektorët e universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar…