Kryeministrja e Danimarkës që s’lë vend pa u puthur me burrin e saj (Foto)

25 maj 2020 | 10:44

Mette Frederiksen është kryeministrja e Danimarkës. Ajo është 42 vjeçe, drejton partinë social-demokrate (socialistët europianë), dhe u bë kryeministrja më e re në historinë e Danimarkës, kur fitoi zgjedhjet në qershor të 2019-ës.

Pavarësisht jetës politike, kryeministrja gjen kohë të kalojë me familjen e saj dhe bashkë me partnerin e jetës shkon ngado, ku nuk mungojnë fotot duke shkëmbyer puthje, të përaqafuar apo të kapur për dore.

Partneri i kryeministres quhet Bo Tengberg i moshës 55 vjeç dhe është kinematograf.

Nëse kërkon në Google për fotot familjare të kryeministres, nuk mungojnë asnjëherë buzëqeshjet, si në këtë foto ku kanë dalë të katërt së bashku, si një familje e lumtur. Dy fëmijët quhen Magne dhe Ida Feline Harr.

Duhet thënë se dashuria e sinqertë rrezaton dhe rezonon kudo si një shembull i mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Menaxhimin e Krizave në Rusi njoftoi se gjatë…