Kryenegociatori i tradhtisë kombëtare dhe mashtrimi si patologji e qeverisjes Kurti

30 shtator 2021 | 17:12

Rruga e vetme e shmangies së gabimeve deri te tradhtia ndaj interesave të vendit qëndron në komunikimin institucional me gjuhen e kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe infrastrukturës ligjore që rregullojnë funksionimin e shtetit në të gjitha segmentet e tij.

Po ta trajtojmë këtë, në kontekst të situatës në veri, atëherë e vetmja formulë është përmbajtja germës së marrëveshjeve dhe ligjeve aplikative në Kosovë.

Rendi dhe ligji e siguria brendshme janë kompetencë e institucioneve të Kosovës. Kurse ruajtja e sigurisë, integritetit territorial dhe sovranitetit politik nga çfarëdo cenimi nga jashtë kufijve është kompetencë ekskluzive e PUN/KFOR, kur këtë e vlerësojnë organet qeverisëse të Kosovës, kompetencë që ia jep KS/OKB.

(P.S. FAK e kanë në mision mbrojtjen e integriteti territorial të Kosovës, pasi të krijohen kapacitetet e parapara me PGJT/2015 nga grupi për RSSS. Deri atëherë ne bazë të një strategjie të kalimit të përgjegjësive tek FAK në sinkron me krijimin e kapaciteteve përkatëse dhe marrjen e përgjegjësive, ketë kompetencë e ka PUN/KFOR dhënë nga KS?OKB)

I tërë ky eskalim në veri të vendit, erdhi për shkaka të shmangies nga gjuha e marrëveshjeve me garanci ndërkombëtare të BE, si ndërmjetësuese.

Marrëveshja e viti 2016, për  tabelat me Serbinë, kishte afatin e kadencës me 15 Shtator 2016. Me 18 Shtator, ndërmjetësuesi (Dorëzani) i BE sllovaku Lajcak, ishte në Prishtinë e pastaj shkoi në Beograd. Të gjithë u takuan me të dhe pas takimit të gjithë heshtën, përveç atyre që thanë nëpër dhëmb, aq sa u kuptuan se diçka ogurzeze po pritet ti ndodhë Kosovës në ditë në vazhdim, si kryeparlamentari Konjufca dhe kryetari PDK Krasniqi, për rrezikun që solli në mesazhin e tij Camarad Lajcak me idenë se “Kushtetuta nuk asht Bibël”. Por befasues është qëndrimi që mbajtën Kryeqeveritari Kruti dhe Kryenegociatori i tradhtisë ndaj Kosovës, Bislimi.

Ata zgjodhën heshtjen në vend se të reagonin për dy  gjëra me rëndësi në proces:

E para, se kushtetuta s’mund të ndryshohej pa u përmbyllë Marrëveshja finale Kosovë-Serbi “Allin one” meqë ishte pikërisht ajo (Kushtetuta dhe Gjykata përkatëse)  gardian i shtetësisë dhe integriteti territorial e sovraniteti politik të vendit; dhe e dyta, të kërkonin që Serbia të respektoj marrëveshjen e viti 2016, për tabelat që skadoi tre ditë me herët me dt. 15 Shtator ‘21.

Kjo është edhe në traditën juridike ndërkombëtare por edhe nacionale tonën. Kur pala nuk e respekton marrëveshjen, është “dorëzani” në kë të rast me gjuhen e BE, ndërmjetësuesit lehtësues të BE, ata që duhet ti bënin presion Serbisë ta respektoj marrëveshjen me garanci ndërkombëtare të BE.

Poshtërues dhe tregues i jo shtetit, është fakti se në këtë krizën e brendshme të Kosovës në veri, u barazuan institucionet shtetërore me barrikaduesit nga bandat kriminale të subvencionuar nga Beogradi. Për ironi kjo të kujton krekosjen e cërgashit Vulin si ministër mbrojtjes dikur në serbi se, “Kosovën e mund me shoqatën e gjuetarëve” këtë sot ia mundësuan qeveritarët tendencioz e infantil, ti mund me banda kriminelesh dhe prostituta rrugësh.

Në marrëveshjen poshtëruese të kryenegociatorit të kthimit të Serbisë në Kosovës, Mr.”BB” u tregua mosbesimi dhe mos respektimi i institucionit të policisë si garantuese ligjore e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit. Se institucioni i Policisë së Kosovës parmes veprimit ligjor dhe operativ garantojnë ligjshmëri dhe rend, e kanë dëshmuar edhe në vitin 2013 kur i kthyen pikat doganore dhe vendosen sundimin e ligjit në atë pjesë të territorit të Kosovës. Njëjtë u veprua edhe kur u luftua rrjeti i krimit dhe informalitetit në veri të vendit.

Por, nuk e bënë asnjeri nga qeveritarët. Nuk e bënë sepse doktrina e tyre e qeverisjes së tyre është mashtrimi përmes 10 strategjive të Noam Chomsky për të manipuluar shoqëritë. Strategjia nr.2, «problemi-reagimi-zgjidhja» i udhëzon mashtruesit qeveritar se,  “duhet krijuar problemin, në mënyrë që një pjesë e opinionit të reagojë ndaj tij. Psh. shkakto dhe bart dhunën me qëllim që opinioni më lehtë të pranojë kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose që të arsyetohet shkatërrimi i shtetit social”.

Meqë synimi i radhës i qeverisë së mashtrimit Kurti, është arsyetimi i krijimit të Asociacionit për të cilin është ardhur në pushtet që të mos e zbatoj, ka kryer akte terroriste ndaj institucioneve të shtetit dhe Policisë së Kosovës që sot po i sakrifikon në veri të vendit në një operacion të pa planifikuar me profesionalizëm adekuat për operacionalitet dhe siguri, atëherë po vepro me strategjinë nr.3. të mashtrimit qeverisës, “Gradualizimi i ndryshimeve” – e cila udhëzon mashtruesit se, “që opinioni të pranojë një masë të papranueshme, zbatoje hap pas hapi, «me lugë të vogël», me muaj e vite. Ndryshimet që mund të ngjallin kryengritje nëse do të zbatoheshin papritmas dhe në afat të shkurtër kohor, do të zbatohen me politikën e hapave të vegjël. Kësisoj, bota ndryshon me kalimin e kohës, por nuk ngjallë ndërgjegjen mbi ndryshimet”.

Kjo është në analogji me strategjinë tjetër të mashtrimit qeverisës nr.4. Shtyrja, “Një mënyrë tjetër për të përgatitur opinionin për ndryshime jopopullore është që të paralajmërohen shumë më herët, paraprakisht. Kështu njerëzit nuk e ndjejnë menjëherë tërë peshën e ndryshimeve, sepse paraprakisht adaptohen me vetë idenë e ndryshimit. Përveç kësaj edhe «shpresa e përbashkët për të ardhmen më të mirë» lehtëson pranimin e ndryshimit”.

Kjo formulë tani më po shkon pikërisht në këtë metodologji veprimi nga qeveria e mashtrimit Kurti. Po ta dëgjojmë kruyenegociatorin për kthimin e Serbisë në Kosovë z. Bislimi, atëherë gjuha e tij pas takimit negociues në Bruksel, tregon se ay ose është tërësisht jashtë realiteti institucionale ose është infantile. Por, veprimet në kontinentet të tyre tregojnë se kjo është brenda strategjive të mashtrimit.

Po ti referohemi deklaratave të tija pas “shatel” takimeve me dorëzanin e këtyre negociatave sllovakun Lajçak, për arritjen e gjoja një marrëveshje të cilën besonte se dot a pranoj edhe Serbia,  që nuk e bëri, e cila u demantua po ashtu edhe nga BE dhe SHBA, të bënë ta shohësh si të pa pjekur. Atëherë të kujton strategjinë 5. të mashtrimit qeverisës “përdorimi i gjuhës fëmijërore”. Pra, “Kur të rriturve u flasim si fëmijëve, arrijmë dy efekte të dobishme: opinioni frenon vetëdijen kritike dhe mesazhi ka ndikim ndaj njerëzve. Ky mekanizëm sugjestiv në masë të madhe përdoret edhe me rastin e reklamimit”.

Fakti se jemi në fushatë elektorale, dhe të gjithë treguesit qeverisës këtë model qeverisjeje të Kurtit2, janë dekadent, atëherë ju duhet një mobilizim rreth një  kauze të cilën me tendenca të rrezikshme për identitetin territorial dhe sovranitetin politik të vendit, po e krijojnë me situatën në veri të vendit.

Një strategji e tillë mashtrimi është ajo nr.6. që konsiston te “ngjallja e emocioneve”. Pra,  “Keqpërdorimi i emocioneve është teknikë klasike që përdoret për të shmangur analizën racionale dhe gjykimin logjik. Vetëdijen kritike e zëvendësojnë impulset emotive (mllefi, frika, tendencat etj.). Përveç kësaj fjalimi emocional i hap rrugë ideologjive, nevojave, frikës dhe tensionit, impulseve dhe mënyrave të veçanta të sjelljes në nënvetëdije”.

Mundët në këtë strategji mashtrimi të proklamohet çfarëdo arritje nga se masat e kanë humbur gjykimin logjik. Ta zëmë  Ministri i financave “sulltani” Murati I, deklaroj rritje të zhvillimit ekonomik në pandemi këta tre muaj. Si duket po aludon në remitencat dhe paranë e diasporës që qarkulloj këtë vere bashke me virusin Covid “delta”, “beta”, “Mu”, etj. Apo mbi 20 mijë vende të reja punë që vetëm pararendësi i tij Bislimi e pat arritur ketë në pandemi dhe tani ky Murati famshëm. Pra, të gjitha këto janë të mundshme të thuhen edhe të pranohen me ekzaltim nga turmat që i ndjekin, sipas strategjisë së mashtrimit qeverisës  nr.7. “Padituria”, që udhëzon mashtruesit se “Masa nuk duhet të lejohet të jetë e aftë për të dalluar metodat dhe teknikat e kontrollit. Arsimi që i afrohet shtresës së ulët shoqërore, duhet të jetë sa më i thjeshtë që të jetë e mundur në mënyrë që dija më e thellë të mos jetë e kuptueshme për këtë shtresë”.

Pa arritur të kuptoj se ku qëndron heshtja e opozitës, në hendekëve personale, sinergji në veprim apo mosdije?! Shqetësuese është situate me turmat e qytetarëve që ose janë future në agoninë e shpresës për kthesë për të mirë, ose e kanë humbur ndjenjën e dashurisë ndaj vlerave të lirisë (për të cilën nuk kemi dhen pak, ani se krahasuar me popujt tjerë nën Jugosllavi atëherë fitores sonë mund ti thuhet rentabile sa i përket humbjeve, përkundër dhimbjes dhe peshës që ka secila jetë njeriu e humbur në luftën e fundit) dhe mungesa e kulturës shtet formuese dhe asaj institucionale, i bën pak të ndjeshme ndaj cenimit të integriteti institucional shtetërorë, siç bëri kjo qeveri në raport me sovranitetin e shtetit në tërësinë e tij territoriale, me theks veriun, si dhe ndaj institucionet që garantojnë këtë pushtet në kufijtë në të cilët është njohur pavarësia e Kosovës.

Për ta arritur këtë stabilitet, duhet një aksion ideologjik medial për të nxitur turmën të veproj sipas strategjisë se mashtrimit qeverisës nr.8. “Lavdërimi i marrëzisë”, që i udhëzon se, “opinioni duhet të nxitet të pranojë mesataren. Është e nevojshme të binden njerëzit se është normale dhe bashkëkohore të jesh budalla, vulgar dhe i paditur. Njëkohësisht duhet ngjallur rezistencë kundër kulturës dhe shkencës”.

Kjo arrihet edhe duke anatemuar struktura të tëra njerëzorë, pa marrë parasysh se çfarë vlerash ata përfaqësojnë, qofshin ato edhe në themelet e shtetit dhe lirisë, si në rastin e përfaqësuesve të UÇK dhe lufta për ti dënuar me gjithë luftën dhe qëllimin e sajë lirinë.

Kjo po arrihet duke provuar të aplikojnë strategjinë e mashtrimit qeverisës nr. 9. “Krijimi i ndjenjës së fajit”, përmes së cilës “duhet bindur çdo individ se ai vetë është përgjegjës për fatkeqësinë e vet, qoftë për shkak të mungesës së inteligjencës, kompetencës apo përpjekjeve. Ky «sistem» frenon rebelimin e popullsisë, duke i sugjeruar qytetarit se ai vetë është fajtor për të gjitha të këqijat dhe duke ia ulur vetëbesimin. Kjo shpie në depresion dhe bllokadë të veprimit. Pa veprim nuk ka revolucion”!

Këta revolucionarë qeveritarë mashtrues këtë do ta arrijnë përmes strategjisë së mashtrimit qeverisës nr.10,  e cila i udhëzon se si  të bëhet “Keqpërdorimi i dijes” pasi që “Zhvillimi i shpejtë i shkencës në 50 vitet e fundit ka krijuar një hendek mes dijes, të cilën e kanë në dispozicion masat e gjëra, dhe dijes që është e rezervuar për një elitë të vogël. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë praktike «sistemi» ka qasje në dijen mbi realitetin njerëzor si në planin fizik ashtu edhe psikik”.

Kjo është shkolla e studentëve bursist të SOROS që sot ka depërtuar pothuaj në të gjitha qendrat qeverisëse të Ballkanit si Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qendra evropiane deri në Uashington. Kjo metodologji qeverisëse mashtrimi po e shtrinë pushtetin duke i shembë regjimet e djathta, pa “luftë”, siç bëri Hitleri me shumicën e vendeve të Evropës që, nuk ishin të gatshme ta shkatërronin atë që kishin arritur, me shpresën se edhe kjo ideologji një ditë do të jetë viktimë e mekanizmave që vet i krijon, ashtu siç ndodhi me komunizmin si ideologji apo fashizmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi 1. Themeli i marrëveshjes së përkohshme, që u…