Kryeparlamentari Konjufca ngushëllon familjen e Shaqir Hotit

12 prill 2021 | 14:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Hoti, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit dhe artistit të mirënjohur, Shaqir Hoti.

“E nderuar familje Hoti, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, artistit dhe instrumentistit shumëdimensional, z. Shaqir Hoti. Jemi rritur nën tingujt e ëmbël të flautës, fyellit e kavallit të Bacës Shaqë. Këta tinguj epik ishin ninullat tona, frymëzim i brezave kundrejt trashëgimisë kulturore dhe vlerave autoktone të popullit tonë”.

“Duart e arta të Bacës Shaqë punuan nga argjila edhe okarinën mijëra vjeçare ilire e fryma e tij ringjalli zërin e këtij instrumenti autokton të paraardhësve tanë. Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen tuaj, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik, për humbjen e njeriut të dashur, kompozitorit, instrumentistit dhe mjeshtrit të rrallë të instrumenteve frymore tradicionale. Bacën Shaqë do ta kujtojmë përmes tingujve të tij dhe do t’i jemi mirënjohës për opusin e begatë muzikor, që na e la trashëgim. Qoftë i përhershëm kujtimi për të!”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit​ Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në…