Kryepeshkopi gjerman: U ula pranë Schumacherit dhe e preka, e ka fytyrën e njëjtë

30 nëntor 15:32

Michael Schumacher është mbajtur larg syve të publikut që nga aksidenti që pësoi gjatë skijimit para pesë vjetëve, mirëpo kryepeshkopi gjerman, i cili e kishte vizituar Schumacherin në vitin 2016, ka thënë se ai duket ende i njëjtë në fytyrë, por vetëm më i shëndoshë.

“Unë u ula para tij, e preka me dy duart dhe e shikova në sy. Ai e ka të njëjtën fytyrë siç e njohim të gjithë, por vetëm është pak më i shëndoshë”, ka thënë kryepeshkopi gjerman. “Përreth tij janë njerëzit të cilët e duan shumë, të cilët përkujdesen për të dhe, falë Zotit, të cilët e ruajnë atë nga syri i publikut. Një person i sëmurë ka nevojë për privatësi dhe mirëkuptim. Familja është strehimi mbrojtës për të cilën Schumacheri ka kaq shumë nevojë. Bashkëshortja e tij është shpirti i familjes dhe, natyrisht, unë lutem për Michaelin dhe familjen e tij”, përfundoi Ganswein.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit…