Kryeqyteti do të bëhet me Sunny Hill Academy

02 gusht 2019 | 13:04

Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Foundation kanë nënshkruar të premten marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Sunny Hill Academy në Prishtinë.

Në këtë shkollë do të ketë instrumente dhe gjëra të tjera që nevojiten për talentët e rinj në Kosovë, që të mund të ushtrojnë aty.

Dukagjin Lipa ka thënë se qëllimi i këtij fondacioni është që të rinjve dhe fëmijëve të Kosovës t’u ofrohet një hapësirë ku mund të shprehin frymën artistike.

“Jemi mbledhur këtu për një ngjarje pak më ndryshe se herën e kaluar. Qëllimi i fondacionit ka qenë të kemi një hapësirë që do të jetë në shërbim të rinjve shqiptarë, në mënyrë që ta kthejmë atë frymën artistike të cilën ndoshta fëmijët e Prishtinës dhe Kosovës e kërkojnë dhe dëshirojnë, ashtu siç e kemi pasur ne ndoshta më përpara. Sot për në është një pres konferencë me domethënëse shumë të madhe”, ka thënë ai.

Ndërsa këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pohuar se kjo ka qenë një ëndërr e madhe për të. “Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Kjo ka qenë një ëndërr e madhe për ne ku fëmijët dhe rina mund të vijnë këtu dhe ta shprehin talentin e tyre. Kjo ka qenë një ëndërr shumë e madhe për neve e cila tani po bëhet realitet”, ka deklaruar Dua Lipa.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Dua Lipa është ambasadorja më e mirë e Prishtinës në botë.

Ai ka bërë me dije se Sunny Hill Foundation së bashku me komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit Sunny Hill Academy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, është takuar…